68-vjeçari Hyqmet Maloku rrëfeu se ishte dhunuar nga ish-bashkëshortja, si ishte kërcënuar nga vajzat e tij, dhe si përfundoi pa dëshirë në spitalin psikatrik të Elbasanit.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24” ishte e pranishme edhe motra e Malokut, e cila tha se vëllai ka mbetur i verbër si shkak i këtyre problematikave dhe se i duhej të kujdesej si kujdestare ligjore e tij, pasi bashkëshortja i kishte marrë edhe shtëpinë.
“Pas emisionit unë jam kërcënuar nga vajzat pasi dola nga emisioni. Gjykata është në kompromis me ish bashkëshorten, pse duhet që të njoftohem nga gjykata një ditë më vonë nga afati i caktuar për urdhrin e mbrojtjes. Si të më kërcënojnë si jo, ato janë vajzat e mia dhe do t’i dua gjithmonë” u shpreh Hyqmet Maloku.
Ish-bashkëshortja e Hyqmet Malokut, thotë së i është drejtuar institucioneve përkatëse për këtë ngjarje. “Jam tërhequr nga urdhëri i mbrojtjes, nuk kam dashur më të marrë urdhër mbrojtje”, tha ajo.
Ndërsa motra e 68-vjeçarit tha se gjithçka mund të verifikohet pasi shtëpia është e pajisur me kamera.
“Ne mbajmë përgjegjësi ligjore për ato çfarë themi, në shtëpi ka kamera mund ti verifikoni. Vëllai im është marrë me forcë nga bashkëshortja edhe është shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Vëllai im nuk ka vuajtur më parë nga probleme të shëndetit mendor. Vajza e vëllait e ka telefonuar pas emisionit dhe e ka kërcënuar,” tha ajo.