BallinaPolitike“Bojkoti i PS, befasi e pakëndshme”, kreu i Komisionit Hetimor të 25...

“Bojkoti i PS, befasi e pakëndshme”, kreu i Komisionit Hetimor të 25 prillit: Strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore

Kryetari i Komisionit Hetimor të zgjidhjeve të 25 prillit, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me mosmbajtjen e mbledhjes së këtij komisioni, ndërsa ka konfirmuar se bëhet fjalë për një bojkot nga ana e PS-së

Alibeaj tha se ndonëse sot ishtecaktuar mbledhja me dakordësi nga opozita dhe PS-ja, kjo e fundit nuk u paraqit në sallë. Kjo sipas tij me arsyetimin se sot ishte java e gjelbër e Kuvendit dhe kishin vendosur që ta bënin pushim. Sipas Alibeajt

“PS kërkoi kohë për t’u përgatitur, konsultuar për mbledhjen e sotme, me qëllim njohjen e rregullores dhe amendamenteve. Në bazë të ligjit mbledhjet thirren nga kryetari i komisionit. Duke vazhduar në vazhdën pozitive të mbledhjes së parë, në konsultim me Toni Gugun i kam komunikuar për mbledhjen e sotme, që do të ishte në datën 20 tetor, ora 15:00. Datë e cila u ra dakord herën e parë, e kërkuar dhe nga ata. Në sallën e byrosë u paraqitën anëtarët e opozitës. U ndodhëm para një befasie të pakëndshme, bojkot nga anëtarët e maxhorancës. Nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte; “meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe të caktojmë një datë tjetër”. Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për t’u mbledhur në një afat 3 mujor. Afati i këtij komisioni është 3 mujor. Sot është dita e 6 dhe nesër e 7, dhe duket fare qartë që mungesa e arsyes, justifikimeve, duket se është strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular