Brenda tetorit dhe në Shqipëri do të nisë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti COVID për personat mbi 60 vjeç, ata me sëmundje të caktuara dhe grupet më të rrezikuara.
Komitetit i Imunizimit dhe Vaksinimit ka rekomanduar nxjerrjen e udhëzimeve të detajuara. Anëtarja e tij, mjekja Aida Bushati, tregon arsyet e këtij vendimi
Doza e tretë anti COVID mund të aplikohet gjashtë muaj pas së dytës ndërkohë që nuk përjashtohen as kombinimet mes vaksinave.
Para marrjes së saj mjekja Bushati sugjeron kryerjen e testit të antitrupave dhe konsultën me mjekun.
Komiteti i Imunizmit ka rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje shoqëruese.
Anetarja e Komitetit Aida Bushati shpjegon se dozat anti COVID nuk bien ndesh me kalendarin e vaksinave të tjera.
Pas rekomandimit të Komitetit të Imunizmit dhe Vaksinimit pritet vendimi i Komitetit Teknik dhe urdhëri i ministres së Shëndetësisë.