Itali-Mbrojtja civile italiane ka shpallur situatën e emergjencës për motin e parashikuar për 25 tetorin në Calabri dhe Sicili. Për 24 orët e ardhshme parashikohen shira të dendur dhe për disa zona si në Reggio Calabria, Messina, Catania, Siracusa dhe Enna është urdhëruar mbyllja e shkollave. Alarmi parashikohet për zonën deri në Agrigento
Edhe qyteti i Sciacca ka mbyllur shkollat. Dëme të konsiderueshme për shkak të motit të keq ka në Sicilinë Lindore. Në Scordia, në Catanese disa makina janë tërhequr nga furia e ujit, që i ka transformuar rrugët në lumenj. Në këtë zonë ka rënë rreth 150 milimetra shi, një sasi që zakonisht regjistrohet në harkun kohor të disa muajve.
Mbrojtja civile ka shpallur ‘alarmin e kuq’. ‘Parashikohen rrebeshe shiu dhe stuhi shumë të forta në Sicili- thotë Salvatore Cocona, drejtor i mbrojtjes civile rajonale, e njëjta situatë që përfshiu Palagonia, Scordia, Militello, Francofonte, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, përmbytje dhe dëmtime materiale, por fatmirësisht pa asnjë humbje jete.