BallinaKryesoreLiverpool poshtëron Manchester United, Salah shënon 3 gola, Ronaldo bëhet nervoz

Liverpool poshtëron Manchester United, Salah shënon 3 gola, Ronaldo bëhet nervoz

spot_img
spot_img

Liverpool poshtëroi Manchester United me rezultatin 0-5 në Old traforrd, ku 4 gola i shënoi në pjesën e parë. Një ndeshje që mezi pritej, por që u kthye nga Teatër Endrrash, në një Teatër Makthi për të pranishmit, që do të donin të mbyllej sa më shpejt takimi…

Momo Salah i jashtëzakonshëm, i pakapshëm, duke vendosur edhe rekordin si lojtari i parë i “reds” në histori që shënon në fushën e United në tri ndeshje të fundit radhazi në të gjitha kompeticionet, për më tepër 3 gola.

Salah është gjithashtu vetëm lojtari i dytë i LFC-së që shënon në pesë ndeshjet e para të ekipit të tij jashtë fushe në një sezon. Por, egjiptiani sot ka vendosur edhe një rekord tjetër: bëhet lojtari afrikan me më shumë gola në historinë në Premier League: 107!

Ndeshje e dominuar totalisht nga djemtë e Klopp, teksa Solskjaer nuk u beson syve dhe qëndron gati i përplotur. Pas golave të shpejtë të Keita (asist Salah) dhe Jota, dy herë egjiptiani shënon dhe rrumbullakos. Ronaldo shkakton faull dhe reagon keq, duke ndezur gjakrat. Arbitri i nxjerr të verdhë. Në pjesën e dytë është sërish Salah që shënon.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular