BallinaKronike“Na vranë vëllanë”! Del FOTOJA, ky është biznesmeni që u vra në...

“Na vranë vëllanë”! Del FOTOJA, ky është biznesmeni që u vra në mes të Fierit

spot_img
spot_img

57-vjeçari, Demir Backa i njohur ndryshe edhe si Dem Backa, është viktima e një breshërie kallashnikovi të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier. Persona të paidentifikuar kanë gjuajtur në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Vdekja e 57-vjeçarit është konfirmua disa minuta pas ngjarjes nga bluzat e bardha të Spitalit Rajonal të Fierit.

Backa kishte një lokal në Fier, të quajtura Piazza në qendër të qytetit dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një femre. Gjithashtu dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident të ngacmimit të një femre në Fier.

Menjëherë pas vrasjes që ndodhi në qendër të Fierit, një mjet që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet i djegur në fshatin Daullas, duke vështirësuar më tej punën për kapjen e autorëve.

Vrasja duket se ka qenë e mirëmenduar, pasi edhe pse u krye në një zonë mjaft të populluar, fatmirësisht rezultoi pa pasoja për kalimtarët e rastit. Backa u vra brenda në mjetin e tij, ndërsa kanë qenë disa plumba në trup ata që i kanë marrë jetën.

Ndërkohë pas vrasjes në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës. Këta të fundit kanë nisur që të qajnë, ndërsa një grua nuk përmbahet dot, por dikush mundohet që ta qetësojë.

“Na vranë vëllanë ore…”, shprehet gruaja të cilës dikush i drejtohet: “Boll, mos bërtit”.

“Na vranë vëllanë”! Del FOTOJA, ky është

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH  kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular