Nëse Groningen arriri të merrte fitoren e dytë sezonale në Eredivisie këtë fundjavë, meritën kryesore e ka Cyril Ngonge i cili hapi rrugën e suksesit ndaj Alkmaar.
Ndeshja u mbyll 2-0 në fakt por ajo që bëri “xhiron” në mbarë botën ishte pikërisht goli i sulmuesit belg, një perlë e vërtetë.
Me krosin e ardhur nga e majta, sulmuesi bën gjuajtjen e famshme “Scorpion” duke çuar topin në rrjetë në mënyrë të jashtëzakonshme.
Ja vlen të shihet një herë dhe shumë herë pasi mund të jetë edhe kandidat për çmimin Puskas si goli i vitit. Do ja vlente!/