Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Në Shënjestër”, në “News 24”, tregoi se ka drejtorë drejtorie në Shqipëri që janë ende në detyrë dhe njihen si përdorues droge.
“Drejtorë drejtorie ka në Shqipëri të njohur si përdorues droge. Ata janë akoma në detyrë”, tha Abilekaj.
Më tej, ai foli dhe për të rinjtë shqiptarë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal në vendet Evropiane. Abilekaj theksoi se arsyet kryesore se përse të rinjtë ndjekin këtë rrugë është varfëria.
“Fuqizimi i tyre është tashmë një realitet. Mediat e huaja shkruajnë shpesh për mafiet shqiptare që po bëhen të forta. Ne e dimë tashmë që në Spanjë është një investim i zakonshëm i bandave shqiptare. Tashmë ky është një fenomen i ndikuar, edhe nga ato sociale. Nga mungesa e të ardhmes. Ka qytete në Shqipëri ku minorenët shpërndajnë drogë.
Që këtu për shkak të varfërisë ata i nënshtrohen krimit dhe Kukësi është rasti tipik, ku i gjithë qarku sheh me sytë nga Anglia për të siguruar mbijetesën. Ndaj dhe i nënshtrohen krimit dhe punojnë në shtëpitë e barit. Ky është një fenomen i diktuar nga varfëria”, përfundoi gazetari.