Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të votojë vettingun në politikë, ndërsa u shpreh i gatshëm që ky proces të nisë nga ai.
Kryedemokrati tha se ndryshe nga herët e tjera, ky proces mos të nisë nga më plaku, duke shigjetuar në një farë mënyrë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bërë masakrën zgjedhore, meqë pretendon se nuk ke pasuri të paligjshme, meqë pretendon të kundërtën dhe më thotë mua; ‘mendohu mirë’. E di ç’ke; bëhu burrë dhe votojë vettingun e politikanëve. T’i marrim me radhë. Ndryshe nga të tjerat, mos ta fillojmë nga plaku, e nisim nga mua dhe pastaj i dyti bëje ti. Nga i pari te i fundit në këtë sallë. E ke fare të thjeshtë. Do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu ku ka shteruar mundësia që të thuash të njëjtat gjëra; voto vettingun!”, tha Basha.