BallinaKryesoreHelmimi në Krujë, PD: Janë 1200 qytetarë të helmuar nga uji i...

Helmimi në Krujë, PD: Janë 1200 qytetarë të helmuar nga uji i pijshëm. Artur Bushi të dorëhiqet

Deputetja e Krujës Merita Bakiu dhe nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj kanë kërkuar sot që në rendin e ditës në seancën plenare të futet dhe diskutimi për situatën e rëndë të krijuar në Krujë që nga dita e dielë ku qindra qytetarë kanë shfaqur shenja helmimi dhe kanë përfunduar në spital, dyshohet për shkak të ujit të pijshëm.

Në një deklaratë për mediat nga oborri i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj tha se Qeveria “duhet te kishte pranuar te diskutonim sot ne Parlament helmimin masiv”.

“Duhet sot, duhet tani. Të shresojmë për gjithë ata shurdh-memecë e të verbër që janë aty brenda duke nisur që nga kryeministri t’i ndodhen njerëzve afër dhe të gjejnë përgjegjësit se ky është një krim masiv. Vetem nga kembengulja e PD, nga prania jone e vazhdueshme ne Kruje, insitucionet po levizin nga nje kembe per te nxjerre pergjegjesit. Ky eshte nje krim masiv”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputetja demokrate e Krujës kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Krujës.

“1200 qytetare te helmuar nga uji i pijshem. Kryetari i Bashkise Artur Bushi duhet te jape doreheqjen. Pergjegjes kryesor per helmimin masiv te krutaneve”, tha Merita Bakiu

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular