BallinaKronikeEMRAT/Dorëhiqen 2 prokurorë nga Prokuroria e Elbasanit

EMRAT/Dorëhiqen 2 prokurorë nga Prokuroria e Elbasanit

spot_img
spot_img

Ermira Tafani dhe Armanda Xhaferri kanë dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dorëheqjen nga funksioni si prokurorë pranë Prokurorisë Elbasan.
Kërkesat për dorëheqjen e dy prokurorëve do të shqyrtohen nga KLP-ja, e cila pritet të miratojë mbarimin e statusit të magjistratit për dy zonjat në fjalë.
Tafani e ka nisur karrierën si juriste në vitin 1996 dhe prej 25 vitesh punon si prokurore në Elbasan. Znj.Tafani me gradën doktore-shkencash është diplomuar gjithashtu edhe në ekonomi.
Një nga dosjet e bujshme që hetoi prokurorja Ermira Tafani është ajo e bandës se Kateshit që gjatë vitit ’97 mori në kontroll Elbasanin. Po ashtu prokurorja Tafani ka hetuar edhe Maksude Kadenën, e njohur si Sudja, një nga çështjet më të bujshme të firmave piramidale, që u përcoll më pas në Tiranë.
Xhaferri, është pedagoge në Universitetin e Elbasanit dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo ka pasur nën hetim dosje të rëndësishme si ajo e biznesmenëve Llalla, të KURUM për pastrim parash dhe ndotje ajri, apo dhe dosjen e rrugës së Gjinarit ku ishin nën hetim ish drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar
Kujtojmë gjithashtu se më datë 6 maj, Pokurori i Përgjithshëm i kërkoi ILD-së nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pasi u konstatua se kishte zvarritur veprimet procedurale në hetimin e çështjeve./tch

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular