BallinaKronikeEMRI/Ky është babait që akuzohet sedhunoi vajzën në Kamëz. Bashkëshortja deklaron të...

EMRI/Ky është babait që akuzohet sedhunoi vajzën në Kamëz. Bashkëshortja deklaron të kundërtën

spot_img
spot_img

Detaje të reja dhe tepër tronditëse janë zbardhur në lidhje me dhunimin e vajzës së mitur nga babai i saj në Kamëz. 27-vjeçari që ka dhunuar dhe akuzohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur quhet Raimond Kunoraj dhe ndodhet aktualisht në burg. Mësohet se e mitura në fillim në spitalin e Kamzës ku pas dhënies së ndihmës së parë, është nisur drejt spitalit “Nënë Tereza”. Por mjekët e këtij spitali e kanë parë të arsyeshme që vajza e mitur të niset drejt spitalit të Traumës për një mjekim të specializuar

E mitura ka mbërritur e pavetëdijshme në spitalin e Traumës dhe herë pas here kishte gjendje të fikëti dhe hemoragji të brendshme. Ajo ka rrëfyer pas disa minutash se i ati e ka dhunuar dhe e ka kafshuar. “Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup”.

Ndërkohë mjekët kanë deklaruar se shenjat në trupin e vajzës janë të gjithanshme dhe të rënda. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e mjekësisë ligjore pasi kanë konstatuar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale. E mitura përveç shenjave të freskëta nga dhuna e të premtes, dyshohet se 27-vjeçari e ka dhunuar edhe më parë të bijën. Prandaj kërkohet të dihet nëse i ati ka abuzuar me vajzën apo vetëm e ka dhunuar

Babai i vajzës së mitur po merret në pyetje dhe mësohet se është me origjinë nga Malësia e Madhe, por jeton me qera me familjen në Kamëz ndërsa së fundmi ka punuar si lavazhier. Nga ana tjetër nëna e vajzës punon në një fabrikë në Kamëz dhe i ka habitur mjekët me deklaratën e saj kur ka çuar vajzën në spital mëngjesin e së shtunës: “Teksa të gjithë prisnin të dëgjonin prej saj se ndëshkon veprimin e të shoqit dhe kërkon drejtësi, ajo e mbrojti këtë të fundit duke iu drejtuar mjekëve dhe efektivëve të policisë me fjalët “ju doni të ma arrestoni bashkëshortin””.

Por teksa Fax u takua me nënën e vajzës, ajo u shpreh e habitur nga prezenca e gazetarëve duke thënë se “vajza s’ka asgjë” dhe “nuk kemi çfarë të deklarojmë, nuk dua të flas për këtë temë”, ndërsa një i afërm i të miturës këroi me insistim që media të mos merret me këtë çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular