BallinaKronikeEMRI/Vdiq në aksidentin rrugor, kush është shoferi që humbi jetën

EMRI/Vdiq në aksidentin rrugor, kush është shoferi që humbi jetën

Qani Beqo është shoferi që fatkeqësisht ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur Gurorja në aksin nacional Qafë Thanë-Librazhd

Në këtë aksident fatal ku një furgon u përplas me një minibus, sipas policisë, mësohet se janë plagosur dhe katër shtetas, pasagjerë të minibusit.

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në Qafë-Thanë, në vendin e quajtur “Guroja”. Për shkak të përplasjes së një minibusi me një furgon, ka humbur jetën drejtuesi i furgonit i moshës 60-vjeçare Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Policia e Përrenjasit/ Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur ‘Guroja’, mjeti autobus me drejtues shtetasin P. C., 55 vjeç,  banues në Përrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q. B., rreth 60 vjeç, banues në Përrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q. B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular