BallinaKronikeFOTOT/Aksident i rëndë në Qafë Thanë-Librazhd, vdes shoferi e 4 të plagosur,...

FOTOT/Aksident i rëndë në Qafë Thanë-Librazhd, vdes shoferi e 4 të plagosur, policia jep detajet e para

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e rrugës Qafë Thanë-Librazhd në vendin e quajtur Gurorja. Sipas informacioneve të para nga kjo përplasje e ndodhur mes një mjeti furgon dhe një minibusi udhëtarësh ka mbetur i vdekur shoferi i furgonit,  moshës 60 vjecc, me inicialet Q.B

Policia njofton se ka edhe 4 të lënduar, ndërsa pasgjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Njoftimi i policisë

Policia e Përrenjasit/ Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur ‘Guroja’, mjeti autobus me drejtues shtetasin P. C., 55 vjeç,  banues në Përrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q. B., rreth 60 vjeç, banues në Përrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q. B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTOT/Aksident i rëndë në Qafë Thanë-Librazhd, vdes

FOTOT/Aksident i rëndë në Qafë Thanë-Librazhd, vdes

FOTOT/Aksident i rëndë në Qafë Thanë-Librazhd, vdes

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular