BallinaPolitikeVideo-propaganda e radhës me Vlorën!

Video-propaganda e radhës me Vlorën!

Reagim i FRPD VLORE

Video-propaganda e radhës!
Ende pa përfunduar, ajo e ashtuquajtura Lungomare 2, një përbindësh betoni përgjatë vijës së bekuar detare të Vlorës(zgjatim i monstrës së parë infrastrukturore/Lungomare 1), Sekti-makijazh publikon serialin e tretë të Telenovelës prej Betoni!
Video-propaganda e nxjerr sikur është lideri-global i sektit, ai që i krijoi detin Vlorës, e nxjerr sikur është AI (Lideri-global) që krijon dete,lumenj e përrenj, jo sikur këto janë bekime që Zoti i ka dhuruar Shqipërisë dhe Vlorës sonë!
Serialet e tij propagandistike janë vetëm vatra të errëta korrupsioni, ku me të ashtuquajtura “vepra” infrastrukturore, sekti dhe çakejtë e saj i kanë kthyer në vepra që tenderohen disa here më shumë mbi vlerën normale të zbatimit real të tyre, duke i shëndrruar ato në shushunja të parave të buxhetit të shtetit dhe taksave të shqiptarëve; duke i shëndrruar ato në gropa të zeza ekonomike, barra e të cilave bie mbi çdo shqiptar.
Kujtojmë se borxhi publik ka arritur mbi 12,5 mld euro!!!
Në këto 8 vite të sektit Rama (2013-2021) borxhi publik është i barabartë me shumën e marrë në 23 vite !!!
Çdo shqiptar është rënduar me 2,200 euro më shumë borxh !!!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular