Ngjarja më e rëndë dhe më e bujshme e fundjavës ishte dhuna e shkaktuar nga Rajmond Kunora ndaj vajzës së tij 6-vjeçare L.K
27-vjeçari ka dhunuar vajzën e tij fizikisht duke e çuar në gjendje të rëndë. Ish-bashkëshortja e Rajmondit me iniciale M.V ka dërguar vajzën me urgjencë në spital
Dhuna e Rajmondit ndaj të bijës ka qenë kafshërore. Ai i ka shkaktuar dëmtim të organeve të brendshme duke shkaktuar hemorragji. Rajmondi ka marrë partneren e tij duke i thënë se vajza është e helmuar. Kjo e fundit e ka çuar me urgjence në spital pa kuptuar fillimisht se çfarë ka ndodhur.
Nëna e 6-vjeçares ka dhënë intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka hedhur poshtë lajmet se ai ka abuzuar seksualisht me të bijën. Ajo shton se gjendja e vajzës është shumë e rënë.
“Nuk dihet si ka shkuar operacioni, ka ende frikë për jetën e saj. Jemi ndjerë keq nga fjalët se janë të pavërteta. E ka torturuar, por për atë pjesë do ua lëmë ekspertëve. Pa dalë ekspertiza nuk duhet të flitet për atë pjesë, për abuzimin.
Kam qenë në punë, më kanë marrë në telefon e më kanë thënë se fëmija është sëmurë. Më thanë se është helmuar, në gradë të fundit. E dërgova në Kamëz e pastaj te pediatria te Nënë Tereza, ku i bënë të gjitha analizat.
Dyshonin për gjakderdhje në trup. Pas 6 vitesh ishte i dhunshëm. Pas ribashkimit nuk më ka dhënë asnjë lloj shenje se do dhunonte fëmijën. Më ka thënë vetëm se e kam kafshuar. Kur pashë të nxira në brez poshtë.
Unë nuk e kam denoncuar dhe nuk kam kërkuar lirimin e tij, e kanë bërë ata te pediatria. E kam takuar bashkëshortin dhe më thënë se e kam rrahur me fishën e karikusit, asgjë më shumë. Kur i thashë si e çove në këtë gjendje, nuk më tha gjë.
Mjeku, policia e kushdo që ka nxjerrë lajme se kam abuzuar me fëmijën, do japë llogari para ligjit.
Kishim 6 vite të ndarë dhe 1 muaj e gjysmë jemi ribashkuar. Vajzën e kishte kërcënuar se nëse i tregon mamit do të rrah më keq”, tregon nëna e 6-vjeçares