Kjo është fotoja e ish-oficerit të Policisë, Xhelal Reci i cili mbeti i vrarë mëngjesin e ditës së sotme, pranë biznesit të tij në momentin që po bëhej gati të fillonte punën. Reci ka tentuar të largohet nga vendi I ngjarjes mes dy objekteve menjëherë pasi drejt tij u qëllua me armë sapo zbriti nga makina e tij tip “Benz”.
Ndërkohë sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk dihet asnjë detaj, përveçse një makine të djegur që është gjetur pranë Milotit, duke ngritur dyshime se autorët mund të jenë arratisur drejt zonave të thella të veriut.