BallinaKryesore“Kushtetuesja” vendos nesër për 30 qershorin, si rikthehen zgjedhjet e pjesshme lokale....

“Kushtetuesja” vendos nesër për 30 qershorin, si rikthehen zgjedhjet e pjesshme lokale. Pas vendimit Meta duhet…

spot_img
spot_img

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nesër, më 2 nëntor, fatin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019

Pas mbërritjes së opinionit të “Venecias” dhe leximit të tij, Gjykata do të vendosë për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të zhvilluara në 2019-ën. Siç ka njoftuar vetë, Kushtetuesja do të rinisë gjykimin e çështjes më 2 nëntor, ora 10:00, ndërsa siç ka bërë dhe të rastet e tjera, mund të publikojë dispozitivin e vendimit të saj për kushtetutshmërinë ose jo të zgjedhjeve lokale. Gjykata e kishte pezulluar shqyrtimin e çështjes pasi kishte kërkuar mendimin e ekspertëve të Venecias, duke mos u dhënë përgjigje palëve që pretendonin si antikushtetuese zgjedhjet lokale, ku në gjysmën e bashkive pati vetëm një kandidat në fletën e votimit.

Çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe si subjekte të interesuara janë Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

“VENECIA”

Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk këshillon Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 qershorit. Në opinion inkurajohet Kuvendi që të bëjë një vlerësim për zgjedhjet, ndërsa Gjykata Kushtetuese të bëjë një vlerësim të bazës zgjedhore. Po ashtu i jepte përgjigje edhe debatit për zhdekretimin nga Presidenti të datës 30 qershor. “Parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të bien ndesh me njëri-tjetrin, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një hapësirë të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”, thuhet në opinion. Tani është radha e Gjykatës Kushtetuese që t’i përgjigjet kërkesës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

VAKANCAT

Pas këtij vendimi, pritet që Presidenti Meta të dekretojë zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar të zgjedhur. Sipas Kushtetutës, 45 ditë nga dekreti i Presidentit zhvillohen zgjedhjet në ato bashki të cilat kanë ngelur pa kryetar të zgjedhur. Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedentin e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës. Ndaj, në krye të Bashkisë vijon të jetë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar prej 2 vitesh.

Saga e bashkive pa kryetar do të vazhdonte më pas me Durrësin. Pas një deklarate të pamatur pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësuar me Emirjana Sakon. E radhës do të ishte Bashkia e Vorës, ku shkak do të bëhej sërish ligji i dekriminalizimit, i cili do të prekte kryetarin e saj, Agim Kajmaku. Ky i fundit u zëvendësua nga Gentian Picari.

Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja. I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga Kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular