Dy gra kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për dhunë në familje
Mësohet se është arrestuar shtetësja në F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, përkatësisht nënë dhe bijë
Të arrestuarat akuzohen se kanë dhunuar ish-bashkëshorenten e djalitë të 59 vjeçares.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetaset F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.”-thuhet në njoftimin e policisë