U paraqit në spital i plagosur me armë, zbardhet dëshmia e gardistit: Plumbi më kapi në

2
304

Gardisti 29-vjecar cili u paraqit në spitalin e Durrësit i plagosur me armë zjarri thotë se është vetëplagosur aksidentalisht.

Në dëshminë e tij pas ngjarjes, ai ka deklaruar se nuk ka pasur përplasje me asnjë person tjetër, por ngjarja ka ndodhur me armën e tij të shërbimit.

Ai tregon se kishte mrrë një plumb në këmbë dhe ishin familjarët që e dërguan në spital.

“Nuk ka asnjë ngjarje apo përplasje me persona të tjerë. U vetëplagosa me armën e shërbimit, e cila në një moment u shkreh pa dashje dhe plumbi më hapi në këmbë. Njerëzit e mi më sollën në spital, kjo është e gjitha”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera gardisti.

Ndërkohë sipas burimeve nga policia lokale, 29-vjeçari është paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme (të dielën) në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë shërbim shëndetësor pasi kishte marrë një plumb në trup prej armës së shërbimit.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Punonjësi Gardës së republikës ka marrë mjekimin e nevojshëm në urgjencën e spitalit, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihen rrethanat e lëndimit të gardistit, por ndër të tjera ai tha për grupin e hetimit se arma i është shkrehur aksidentalisht.

“Ka deklaruar se është vetëqëlluar aksidentalisht dhe kështu e kemi klasifikuar si ngjarje, plagosje nga pakujdesia. Por, ky është versioni tij, nga ana jonë po punohet për të mësuar mos është përfshirë në ndonjë konflikt”,-thanë burime nga grupi hetimit për gazetën “Panorama”.

Aktualisht, 29-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 27240 more Information on that Topic: startnews.news/2021/11/01/u-paraqit-ne-spital-i-plagosur-me-arme-zbardhet-deshmia-e-gardistit-plumbi-me-kapi-ne/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2021/11/01/u-paraqit-ne-spital-i-plagosur-me-arme-zbardhet-deshmia-e-gardistit-plumbi-me-kapi-ne/ […]

Comments are closed.