Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e quajtur pranë rotondos, në hyrje të qytetit të Koplikut, ku për pasojë humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur 2 të tjerë.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një ‘Benz’, ku viktimë ka mbetur Durim Lushaj, 45-vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin “Volkswagen” . Të plagosur mbetën drejtuesi dhe pasagjeri tjetër i automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, një 20-vjeçar me inicialet E.P është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.