BallinaIntervistaWesley Clark tregon bisedën me Milosheviç: Dimë si sillemi me shqiptarët, i...

Wesley Clark tregon bisedën me Milosheviç: Dimë si sillemi me shqiptarët, i vramë

Gjenerali Wesley Clark një nga emër më të rëndësishëm në misionin e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, ka rrëfyer gjatë një interviste në emisionin “Opinion” takimin e tij me Milosheviç lidhur me çështjen e Kosovës.

Ndër të tjera, Clark ka treguar takimin me ish-presidentinse serb në vjeshtën e vitit 1998.

“Gjeneral Klark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë. I vramë. I vramë të gjithë”, kanë qenë fjalët e ashpra të Milosheviçit.

Pjesa nga intervista në “Opinion”

-F Diskutimi juaj me Milosheviçin të cilin e jepni në libër, është shumë i rëndësishëm për ne edhe pas luftës. Milosheviçi ju tha: “Gjeneral, nëse ju na lini, ne do t’i vrasim të gjithë ata. I vramë në ’46-ën. Na u desh shumë kohë, por i vramë të gjithë.”

Si shkoi ky diskutim?

-K.

Ishte vizita e treta që bëra në Beograd, pasi NATO-ja nxori urdhrin  e aktivizimit, “Activation Order”, shtator, 1998. Në vizitën e parë, gjeneral Naumani i kërkoi Milosheviçit të tërhiqte forcat shtesë. Solana i tha po ashtu. Milosheviçi u mundua ta mohonte që ato forca ishin atje. Nuk u tërhoqën.

Në vizitën e dytë, i udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë, shkova ta takoja Milosheviçin dhe i thashë se do ta bombardonim, nëse s’i tërhiqte ato forca.

Tha, në rregull, fol me gjeneralët e mi. Kur flisnim me ta, thoshin se ka terrorist këtu, këtu e këtu dhe na tregonin me gisht hartën. U thosha se ishin thjesht njerëz që mundohen të mbrojnë familjet e tyre.

Sa herë të vrisni, do të bëni më tepër armiq. Nuk mund të fitoni me këto taktika. Jo, nuk dëgjonin ata.

Herën e tretë mora gjeneral Naumanin. Debatuam gjithë natën me Milosheviçin. Mëngjesin tjetër të së dielës, më në fund shtypin memorandumin e marrëveshjes. Doja të shkruanin që serbet do të tërhiqeshin dhe do të ndalonin sulmet. E shkruam marrëveshjen dhe pak para se ta firmosnim, u shfaq Milosheviçi. Me gotën në dorë, të dielën në mëngjes, ora 10:00. Po fryhej, gjithë ai. Më tha: Gjeneral Klark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë.

E keni bërë? i thashë.

-Po, tha, në 1946.

Po si kështu? –I vramë. I vramë të gjithë. Ma tha drejtpërdrejt, në fytyrë.

I thashë që kjo është vërtet shumë e rëndë.

Pastaj më sollën memorandumin. E pashë dhe i thashë: Z. president, emri juaj nuk është fare këtu.

Tha se s’ishte e nevojshme. Do ta firmoste z. Shajnoviç.

I thashë: jo, do ta firmosni ju.

Mirë më tha dhe e firmosi.

Kjo ishte me mira e mundshme që mund të bënim për diplomacinë në vjeshtën e 1998-ës. Disa javë më vonë erdhën trupat ushtarake ruse.

Ata si duket i thanë të mos e vriste mendjen për NATO-n, se ata bombarduan në Afganistan dhe nuk funksionoi. Do të bëjmë çdo gjë që ta përçajmë koalicionin, NATO-n. Mendoj se Milosheviçit aty iu la një dorë e lirë për të nisur pastrimin etnik.

-F:Ju ishit pjesë e grupit të Holbrukut, edhe për paqen në Bosnje le të themi. Milosheviçi ishte më i vendosur për çështjen e Bosnjës apo të Kosovës?

– K: Në rastin e Bosnjës ai donte ta ndalonte luftën, po kërkonte një rrugëdalje.

Por në çështjen e Kosovës, për çfarëdo lloj arsye, politike, shëndetësore…

Ndoshta se kishte një tufë serbësh që i hapnin probleme të brendshme. Nuk e di arsyen, por refuzonte ta linte NATO-n të vendosej aty dhe të vendoste paqen në provincë. Patëm negociata nën udhëheqjen franceze në Rambuje. Presidenti Shirak tha se amerikanet kishin bërë shumë. Na lini edhe neve të veprojmë. Pala shkoi në Rambuje. U thamë kur filloi. Nëse të dyja palët binin dakord, NATO-ja do të fuste forcat paqeruajtëse dhe do të zgjidhte problemin.

Nëse shqiptaret nuk do të binin dakord, NATO-ja s’do t’i mbështeste më.

Nëse s’do të binin dakord serbët dhe shqiptarët po, NATO-ja do të mbështeste shqiptarët. Pas 3 a 4 javësh, shqiptarët me Hashim Thaçin në krye thanë se ishin dakord. Lë të vijë NATO-ja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular