Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Kamzës, pasi qarkullonin të armatosur. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit ë koduar “Adoleshentët”, u kapën shtetasit me inicialet E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë, i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Gjatë operacionit, shtetasi M. K. është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin E. K.
Shërbimet e Policisë, pas kontrollit në banesën e shtetasit E. K., gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.