Nga Endri Hasa
Loja e shëmtuar me kontrollin dhe keqëpërdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste nuk ka fund. Nga sot, ajo që deri dje me të drejtë nga çdo mendje normale u cilësua si skandaloze dhe shkelje e çdo të drejte privatësie për socialistët u përfshi në ligj.
Edi Rama i hapi rrugë sot të veshurit me pushtet një tjetër kontigjenti militantësh me qëllim kontrollin e të dhënave tuaja në çdo institucion dhe zyrë të shtetit shqiptar ku ju si qytetar do të trokisni.
Edi Rama thotë: Nëse ju keni një problem në çdo zyrë shteti më shkruani në platformën për “Bashkëqeverisjen” sepse aty do t’iu presin patronazhistët e mi.
Do të jenë pikërisht këta patronazhistë që jo vetëm do të kujdesen të ndërshkojnë zyrtarin e administratës që nuk iu ka shërbyer por akoma më shumë do të marrin çdo të dhënë tuajën për t’ia kaluar deputetëve socialistë apo drejtuesve lokalë që t’iu bindin apo t’iu joshin në këmbim të votës.
Nuk ka fund marrëzia!