Një grup të rinjsh, në Beograd, kanë vendosur që të heqin flamurin shqiptar nga rrugët e kryeqytetit.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet disa të rinj kanë hequr flamujt që ishin vendosur në rrugët pranë ambasadës shqiptare.
Mësohet se flamujt ishin vendosur afër ambasadës me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhë për “Open Balkan”
Videon e kanë postuar vetë të rinjtë, ku në tokë shihen dhe flamujt kuq e zi. Madje në një moment shihet se të rinjtë i vënë flakën flamurit shqiptar.