BallinaAktualitet“Jemi policë”/ Disa persona mashtrojnë dhe u grabisin makinën dy vëllezërve në...

“Jemi policë”/ Disa persona mashtrojnë dhe u grabisin makinën dy vëllezërve në Tiranë

Një 35-vjeçar bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë shpallur në kërkim, pasi janë prezantuar si policë dhe u kanë marrë makinën dy vëllezërve në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Llazi Miho”. 35-vjeçari me iniciale Y.B., i ka marrë çelësin e makinës dy vëllezërve dhe më pas është larguar.

“Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit  Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular