BallinaKryesoreBallkani i hapur/ Tre pikat ku Albin Kurti e kundërshton Ramën

Ballkani i hapur/ Tre pikat ku Albin Kurti e kundërshton Ramën

spot_img
spot_img

“Unë nuk jam në mesin e atyre liderve që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit”. Kështu ka thënë në një intervistë të gjatë për Deutsche Welle, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë  gazetarit Bekim Shehu i cili e pyeti: “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duket shumë këmbëngulës në këtë ide. Pse jeni kaq kategorik, kundër “Open Balkan”?

Ndërsa homologu i tij shqiptar e mbrojti në një bashëkbisedim me DW nismën e Ballkanit të hapur (lexoje këtu), madje duke ironizuar se ai nuk ka degë të partissë socialiste në Kosovë për të ndikuar atje në vendimet që do të merren, Kurti ka renditur disa shkaqe se përse ai është kundër projektit Vuçiç-Rama.

E para, Kosova nuk trajtohet njësoj si Shqipëria. Ndonëse Albin Kurti ka shprehur gjithnjë mendimin se Tirana dhe Prishtina duhet ti rakordojnë qëndrimet e tyre kur të flasin në arenën ndërkombëtare, Rama nuk është i këtij mendimi dhe ka shkuar përpara në nismën e tij me Beogradin. Por Kurti mendon se të dyja vendet nuk trajtohen njësoj nga Serbia dhe kjo asimetri ia bën të vështirë kosovarëve të përkrahin idenë e një Ballkani të hapur. ” Ka një dallim themelor në këtë situatë meqenëse Serbia e pranon Shqipërinë si shtet, por nuk e pranon Kosovën dhe ky mospranim i Kosovës nga ana e Serbisë kthehet në diskriminim gjithandej për qytetarët tanë. Pra ndërsa një qytetar i Shqipërisë mund të udhëtojë me pasaportë në Serbi, kjo nuk vlen për një qytetar të Kosovës meqenëse neve nuk na pranohen dokumentet tona në Serbi”.  Dhë pikërisht për këtë fakt Kurti mendon se për të pasur paqe dhe bashkëpunim në Ballkani, së pari duhet të ndryshojë Serbia. Ai i hedh edhe një kunjë ramës kur thotë: “Nëse ne bashkëpunojmë me një Serbi, e cila nuk po ndryshon, kjo nuk do ta ndihmojë ndryshimin e Serbisë, përkundrazi inkurajimin e saj”.

E dyta, jo të hapur për kinën dhe Rusinë. Ndryshe nga Rama që e sheh Ballkanin e hapur si një mundësi më të mirë për qytetarët dhe ekonomitë e këtyre vendeve, Albin Kurti dyshon se hapja e kufijve dhe tregjeve në Ballkan është një çelje dyersh për Kinën dhe Rusinë në rajon. Përmes Serbisë, në ekonominë e saj i ka prezente dhe Moskën dhe Pekinin ato do të depërtonin më kollaj në një rajon pa kufij. Kurti thotë se vendet e Ballkanit perendimor nuk duhet të jenë “të hapur për Federatën Ruse dhe Kinën. Në një farë mënyre kur thuhet i hapur, nga pikëpamja e Serbisë synohet që ashtu siҫ Serbia është e hapur për Federaten Ruse dhe Kinën, të bëhen edhe të tjerët në Ballkanin Perendimor. Ne kundërshtojmë një tendencë të tillë…” i ka thënë ai DW.

E treta, jo pa Europën. Qeveria e Kosovës ka adaptuar një qasje që shkon paralel edhe me qëndrimet që kanë mbajtur kancelarja Merkel dhe presidentja e BE Ursula Von der Leyen, për të mos i mbivendeosur një marëdhënie tjetër procesit gjithpërfshirës të Berlinit, që ka në thelb bashkëpunimin rajonal me mbikqyrje të Brukselit.  “Unë nuk i preferoj iniciativat që nuk i kanë brenda dhe tërë kohën Bashkimin Evropian. Ne i pamë në Berograd tri shtete, tre përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perendimor, mirëpo aty nuk qe askush nga Bashkimi Evropian. Ne e mbështesim procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal që ka dalë nga procesi i Berlinit e për të cilin nevojiten padyshim liritë e qarkullimit dhe kualifikimeve dhe të njohjes së diplomave profesionale e akademike, por është serish Serbia që nuk po e pranon një gjë të tillë për Kosovën” ka thënë Kurti duke shtuar: “edhe personalisht si orientim politik dhe si ndjeshmëri kulturore, nuk jam në mesin e atyre liderve që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit. Po e ritheksoj që Evropa është kontinenti ynë, ndërsa Bashkimi Evropian është fati ynë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular