BallinaKronikeE rëndë në Tiranë, gjendet i vdekur brenda një kabine elektrike 40-vjeçari,...

E rëndë në Tiranë, gjendet i vdekur brenda një kabine elektrike 40-vjeçari, ja çfarë thotë policia

spot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se në rrugën “Bab Rexha” është gjetur i vdekur brenda një kabine elektrike 40-vjeçari N. H

Raportohet se burri është gjetur nga punonjësit e OSHEE dhe dyshohet se shkak i vdekjes është bërë kontakti me rrymën elektrike.

Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular