BallinaKryesoreLuana Vjollca detyrohet të mbyllë karrierën televizive, ç’po ndodh me jetën e...

Luana Vjollca detyrohet të mbyllë karrierën televizive, ç’po ndodh me jetën e saj private dhe…

spot_img
spot_img

Pas 15 vitesh që vendosi të largohej nga “Top Channel”, duket se ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani në moshën 30-vjeçare, për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh.

Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës. Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

Por sa kushton që një femër të ketë të sajat dy produktet e koleksionit? Për trendet mesatare në Shqipëri e Kosovë, duhet ta shtrëngoni mirë rripin, shkruan një komentues.

Çantat e saj në të gjitha nuancat kanë një çmim fiks, 139 euro, teksa vetëm kapelja e thjeshtë e plazhit në 14 nuancat e saj kushton 69 euro. Për dy produktet, kostoja totale e kësaj vere ishte 208 euro, respektivisht sa gjysma e pagës mesatare në Shqipëri. Ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja në “Top Channel”, Luana ka vendosur të tërhiqte nga teelvizioni

Askush nuk e priste në fakt këtë moment kulminant të karrierës së saj, që ajo jo vetëm ta mbyllte emisionin “Shiko kush Luan”, por edhe të marrë vendimin më të vështirë për një vajzë që është rritur në ekran, pra të tërhiqet nga ekrani në moshën 30-vjeçare.

Shkak për këtë vendim u bë si fillim projekti i “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, prezantueses ikonë të këtij formati në Shqipëri.

Më pas Luana bëri tentativën numër 2, që të merrte përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të largohej nga bota e televizionit. E ndërkohë që ndjekësit i thonë se ka bërë ka bërë mëkat nga mbyllja e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca vendos të përgjigjet vetë në “Instagram”.

Duke qenë se po bëhet pak kohë që nuk e shohim në ekran, Luana Vjollca ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, ku na ngacmon hera herës me postimet e saj. Pasi konfirmoi vendimin e largimit nga “Top Channel” dhe lajmëroi epokën e re të jetës, Luana thotë ka marrë mesazhe pafund mbi këtë temë.

Së fundmi teksa po bashkëbisedonte me ndjekësit e saj, ajo sërish mori shumë mesazhe për mbylljen e programit. Madje, njëri prej tyre i thoshte se e quan “mëkat” mbylljen e emisionit “Shiko kush luan”

“Më duket se ke hyrë në mëkat nga mbyllja e emisionit ‘Shiko Kush LUAN’ hahaha”, shkruan fansi/fansja. Ndërsa Luana ia kthen kështu: “Kur lexoj dhe dëgjoj kaq shumë kërkesa, realisht gjindem në ca momente të vogla pendese, por më besoni të jesh për 15 vite nonstop pa ndalesë në ekran me ritmin, oraret dhe përkushtimin tim ndaj punës, nuk gjen kohë të merresh me asgjë tjetër. E di që do më mirëkuptoni…!”, përfundoi Luana, duke lënë të kuptohet se televizioni tashmë është një kapitull i mbyllur.

Ajo këto kohë po merret me muzikën, pasi së fundmika ndarë me ndjekësit disa “InstaStory” nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën. Moderatorja publikoi një foto me artistin Armend Rexhepagiq dhe më tej pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov.

Në këtë mënyrë, Luana ka treguar se pas një periudhe pauze, po vjen me një këngë të re, që është po ashtu një nga synimet e saj kryesore për ta kthyer edhe muzikën në biznes. Ndërkohë duke folur për bizneset, ajo dhe “Instagramin” e ka kthyer në biznes.

Kohët e fundit ka qarkulluar me shpejtësi lajmi sa paguhen disa nga vajzat e famshme të ekranit, dhe ndër to ishte edhe shifra sa supozohej të fitonte në Instagram “showgirl”-i shqiptar, Luana Vjollca. Në media u tha se “Luana reklamon kryesisht kremëra ose produkte të ndryshme “make-up”-i dhe paguhet rreth 1200 € për një postim”. 

Por në portalin e saj, Luana tha se në fakt vlera e vërtetë e çmimit për një postim në feed-in e “Instagram” të Luana Vjollcës është 5000€, shifër kjo që mund të kalohet, por jo më poshtë”, ka thënë Luana

Ajo theksoi se nuk bën qoka apo klering. Ndërkohë që sa i takon lidhjes me Krenar Çoçajn, çifti e anuluan martesën në vjeshtë pasi kaluan një krizë. Thuhet se tashmë gjërat mes tyre janë përmirësuar pasi ata tashmë kanë blerë edhe vilën e tyre luksoze në një kompleks VIP në Kosovë.

Prej disa vitesh, Luana dhe biznesmeni nga Kosova kanë menaxhuar një lidhje në distancë dhe kanë udhëtuar herë në Tiranë e herë në Prishtinë, derisa vitin e kaluar Krenari u vendos në Tiranë, për të mbështetur karrierën në televizion të Luanës. Mirëpo, mediat e Kosovës njoftuan se çifti firmosën ca kohë më parë edhe një kontratë për blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë.

Luana dhe Krenari kanë blerë një shtëpi në lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës. Raportohet se ajo ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një pamje të mrekullueshme të Prishtinës. Ndonëse kanë pasur shumë ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, përfshirë edhe mosprezencën e Krenarit në 29-vjetorin e lindjes së moderatores, tashmë duket se 30-vjetori do e gjejë në kapitull të ri si nga jeta private, ashtu dhe ajo e sipërmarrëses në biznes.

JETA PRIVATE E LUANA VJOLLCËS, SI ISHIN VITET E DASHURISË DHE KARRIERËS 

E si kanë qenë këto pesë vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn, duke qenë se dhe në karrierë ajo arriti kulmin e saj? Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj përtej televizionit.

Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika. Gati tre vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri, Krenar Çoçaj, e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ve nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri-diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie. Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata. Së fundi ata kanë bashkëjetuar në një rezidencë luksoze në Tiranë, ndërkohë që thuhet se pas shkëputjes nga ekrani ata do të vendosen në Kosovë.

/Panoramaplus.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular