BallinaAktualitetTre kongresmenë të SHBA mbërrijnë në Tiranë / Cili është qëllimi i...

Tre kongresmenë të SHBA mbërrijnë në Tiranë / Cili është qëllimi i vizitës

spot_img

Një përfaqësi prej tre kongresmenësh amerikanë kanë mbërritur në Tiranë këtë të diel dhe të hënën pritet që të zhvillojnë një sërë takimesh me drejtuesit e institucioneve shqiptare

“Kënaqësi të mirëpres anëtarët e Kongresit të SHBA, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit e Shqipërisë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!”, njofton shkurtimisht ambasadorja e Yuri Kim.

Agjenda e takimeve dhe tema e diskutimeve nuk bëhet me dije, por mes ambasadorëve Elissa Slotkin është kongresistja amerikane që mbështeti dhe bëri thirrje në SHBA për të ndihmuar në zhvendosjen e refugjatëve afganë që iu larguan regjimit të talebanëve.

Amabsadorja Kim dhe kongresistja Slotkin patën një takim më SHBA në fund të shtatorit.

“Kënaqësi të takohem me kongresisten Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët e rrezikuar jashtë nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë”, deklaronte Yuri Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular