BallinaKronikeZbulohen konfliktet e noteres që i hodhën në erë “Range Rover-in”, dëshmia...

Zbulohen konfliktet e noteres që i hodhën në erë “Range Rover-in”, dëshmia që dha në polici

spot_img
spot_img

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol ndodhur mbrëmjen e së premtes në automjetin tip “Range Rover”, të noteres Rezarta Koçi. Sipas grupit hetimor në automjetin e noteres nuk është vënë më shumë se 100 gram tritol.

Nisur nga shpërthimi, hetuesit vlerësojnë se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël, e për pasojë dyshohet se ka qenë një formë paralajmërimi për noteren. Koçi, është marrë në pyetje nga policia ditën e djeshme, ku përpara hetuesve ka treguar edhe përsonat me të cilët ka pasur probleme.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise, për të parë se kush ishin personat që i vendoën lëndën plasëse në makinën e noteres.

Policia i ka përqëndruar hetimet tek konfliktet që Koçi, ka pasur për çështje parash nga persona të ndryshëm. Zyrtarisht për mashtrim dhe përvetësim parash noterja është denoncuar në polici dhe prokurori në katër raste, ku në një rast është kallëzuar në vitin 2019.

Ndërsa 3 kallëzimet e tjera i ka në vitin 2021. Por sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se ka edhe persona te tjerë që kanë pasur konflikte për çështje parash me noteren Koçi, por që nuk i janë drejtuar autoriteteve për ta kallëzuar.

Noteres Rezarta Koçi, në maj të këtij viti, iu hoq licensa përfundimisht nga Ministria E Drejtësisë, pasi një qytetar u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular