BallinaAktualitetLefter Koka humb njeriun e shtrenjte: Ka qenë shtylla ku u mbështetëm

Lefter Koka humb njeriun e shtrenjte: Ka qenë shtylla ku u mbështetëm

spot_img

Ish-ministri dhe politikani Lefter Koka ka humbur të vëllanë e tij, si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Lajmin e jep vetë Koka, në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se i vëllai, Iliri ishte më i madhi në mesin e 5 fëmijëve, dhe ka qenë forca dhe mbështetja më e madhe për ta.

Postimi i ish-deputetit socialist

Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë!

Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular