Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe konfirmuar sot në parlament, propozimin e ministres së Bujqësisë, në lidhje me hapjen e “Akademisë së Barinjve”.
Ndërsa fliste për eurobondin, duke iu përgjigjur ngacmimit të opozitës, Rama deklaroi se Akademi për barinj e peshkatarë ka në të gjithë botën.
Kryeministri i kërkoi opozitës të mos e përqeshë nismën dhe të mos abuzojë me termin..
‘Akademitë e Barinjve, Akademitë e peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk është në kuptimin që ju keni. Janë hapësira që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshëm dhe që informohen dhe azhornohen për tu adoptuar me kohën e re. Mos qeshni me vete. Flet vetë qesh vet e keni si linjë parti ju.
Që të kalojmë prapë te kjo akademia e vogël që po zhvilloj unë me këtu. Unë jam thjeshtë një piktor, dëgjoj dhe mësoj. Edhe zhgarravis. S’ka asnjë problem ca problemi kemi me zhgarravinën ti duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep publikut. Mos u shqetëso për zhgarravinën por njerëzit duhet të shqetësohen për formën e zhgarravinës që marrin kur flasin. I thoni vetes të djathtë për inerci por s’keni lidhje fare.’– tha Rama.
Nisma ka shkaktuar debate të forta, ndërsa është bërë edhe objekt memesh në rrjetet sociale.