BallinaKryesoreYuri Kim në listë si kandidate për ambasadore në Korenë e Jugut,...

Yuri Kim në listë si kandidate për ambasadore në Korenë e Jugut, pritet vendimi i Biden

spot_img

Yuri Kim mund të lërë detyrën e ambasadores amerikanë në Shqipëri, për t’u emëruar në një shtet tjetër. Mediat e huaja e kanë nxjerrë emrin e saj, si kandidate e mundshme për t’u emëruar si ambasadore e SHBA-ve në Korenë e Jugut.

“Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur gjithashtu për këtë post, duke marrë parasysh ekspertizën e saj në çështjet e Azisë Lindore, si dhe ish-ambasadorin e SHBA në Burma, Derek Mitchell”, shkruan Korean Times.

Gjithsesi vendimi pritet të merret nga presidenti Joe Biden. SHBA ka 9 muaj pa një ambasador të sajin në shtetin e Koresë së Jugut.

Yuri Kim u caktua nga administrata e Trump si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, duke nisur punën në janar të vitit 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular