Tre punonjës të zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës janë arrestuar pasditen e sotme nga policia.
Mësohet se në pranga është vendosur përgjegjësi i zyrës së urbanistikës Rubin Hekurani dhe një punonjës tjetër, Klaudio Mehmetaj.
Personi i tretë i arrestuar është pronari i një lokali, Parid Kalus përgjatë rrugës Transballkanike ku është dhënë një leje për një shtesë në subjekt.
Mësohet se ata janë arrestuar për shkelje në një leje ndërtimi në rrugën Trasballkanike.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me arrestimet.