BallinaKryesoreE pabesueshme! Shqipëria humb edhe Armando Brojën para ndeshjes me Anglinë

E pabesueshme! Shqipëria humb edhe Armando Brojën para ndeshjes me Anglinë

Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja

Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli në konferencën e sotme për shtyp duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Edi Rejës. 20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës.

Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot në grumbullim me ekipin Kombëtar, por mesa duket ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet ndaj Anglisë më 11 nëntor në “Wembley”, por edhe ndaj Andorrës më 14 nëntor në “AIR Albania”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular