BallinaAktualitetEMRAT/Sekuestrohet rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin i Lalëzit. Kush janë...

EMRAT/Sekuestrohet rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin i Lalëzit. Kush janë ish-punonjësit e Kadastrës Durrës që iu kontrollua banesa

Falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim të një grupi të strukturuar kriminal, shpërdorim detyre, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Këto janë akuzat ndaj 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës së Durrësit, në një aksioni të sotëm të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që solli 5 urdhër arresti deri më tani, se dhe kontrollin e banesave

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kontrollin e 7 banesave të ish-punonjësve të Kadastrës Durrës nga SPAK

Mësohet se bëhet fjalë ish-zyrtarë si dhe qytetarë përfitues të pronave.

Sipas vendimit, nga akt ekspertimi teknik kompjuterik nr 11845, dt 15.11.2019, janë konstatuar foto dhe video që paraqesin dokumente që lidhen me toka bujqësore dhe tokë truall si dhe akte të marrjes së tokës në pronësi, certifikata për vërtetim pronësie, kartela të praktikave dhe harta treguese të regjistrimit të pasurive, të cilat siç ka provuar hetimi i deritanishëm ndodhen në fshatin Lalëz.

Disa nga fotot që u gjetën në memorien e telefonit i përkasin vijës bregdetare dhe tokës pyjore në këtë zonë.

Emrat e personaVE që i janë kontrolluar banesat janë:

– Bedri Luku, ish-regjistrues i Kadastrës, u shoqërua në policinë e Durrësit dhe u la i lirë pak çaste më vonë.
– Vlash Braja, banues në fshatin Draç të Durrësit.
– Altin Haruni banues në Sukth të Durrësit.
– Agron Bejdolli banues në zonën “Syri i Detit” në Durrës.
– Lisandër Xhejzdari banues në Sukth të Durrësit.
– Asllan Arapaj banues në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.
– Ber Begeja banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular