BallinaKronikeSkema mashtrimi me...Kush janë 10 të akuzuarit, 2 në kërkim. Sekuestrohet firma...

Skema mashtrimi me…Kush janë 10 të akuzuarit, 2 në kërkim. Sekuestrohet firma me vlerë 1.2 mln euro, HEC-i dhe një apartament

Detaje të reja për operacionin në Durrës, ku u arrestuan disa persona të akuzuar për ngritjen e një skeme mashtrimi me Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Janë 10 personat e akuzuar, 5 prej të cilëve kanë përfunduar pas hekurave, 3 me masën detyrim paraqitje dhe 2 në kërkim

Sot nga ana e Seksionit për hetimin e krimit Ekonomiko- Financiar në DPV Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Tatimore Tiranë, Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është bërë finalizimi i operacionit policor “SKEMA” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar në bashkëpunim” për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

Këta persona kishin ngritur 5 kompani fantazmë, për llogari të të cilave prisnin kuponë TVSH-je fiktivë, teksa kishin investuar në prona që janë sekuestruar tashmë nga prokuroria.

OPERACIONIN I KODUAR -SKEMA

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë per Krimin Ekonomik ne Policinë e Shtetit, Seksionet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi proaktiv disa mujore, më datë 09.11.2021, finalizoi me sukses Operacionin e koduar “SKEMA“.

Në kuadër të hetimeve proaktive hetuesit financiar nën drejtimin e prokurorisë Durrës siguruan dhe ekzekuatuan vendimin nr. 921 datë 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë arrest me burg per 7 shtetas dhe detyrim paraqitje per 3 shtetas të tjerë, si dhe masën e sigurimit pasurore, sekuestro preventive për disa prona, të lidhura me subjektet, “TGV&T-2014” sh.p.k, me nipt L48115301U, “Xhevi Inert”, me nipt L61504503Q, “VLORA INVEST”, me nipt K87102202E, SG LOGISTIC” me nipt L31525501K, si dhe “R. B. – GENERAL SERVIS”, me nipt L61327018E, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2milion euro.

Në kuadër të ketij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve:
1. Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë.
2. Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.
3. Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë.

4. Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë.
5. Benn Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Në kontrollin e banesës se njërit u sekuestrua edhe “një kasë fiskale” e cila dyshohet se është përdorur për prodhimin e faturave fiktive.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë e mundur indetifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve:
– Një shoqëri e quajtur “ Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro, në emër të shtetasit A.A,
– Një hidrocentral me një sipërfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë, në emër të shtetasit A.Xh,
– Një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë, në emër të shtetasit E.Xh.

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth 6 milion Euro.

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet subjekteve private fiktive me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal.

Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifikim dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Vendimet

Arrest në burg për shtetasit:

1. Regan Merdani, 30 vjeç, lindur e banues në Durrës.
2. Enis Xhaferi, 37 vjeç, banues në Vlorë.
3. Roland Avdo, 39 vjeç, banues në Tiranë.
4. Benn Caka, 48 vjeç, banues në Tiranë.
5. Ali Agolli, 45 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

Si dhe masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetasit:
1- Roberto Buongiorno, 56 vjeç, lindur në Itali e banues në Tiranë.
2- Besim Karreçi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
3- Helbert Alemi, 45 vjeç, lindur e banues në Vlorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular