BallinaKronikeVrasja e biznesmenit në Dajt! Rruzhdi Hoxha ishte në përgjim natën kur...

Vrasja e biznesmenit në Dajt! Rruzhdi Hoxha ishte në përgjim natën kur u rrëmbye dhe vra

Ditën kur është rrëmbyer dhe më pas vrarë nga miku i tij, Ferdinand Rrushi, Rruzhdi Hoxha, rezulton të ketë qenë në përgjim telefonik nga prokuroria e Tiranës. Shkak për vendosjen në përgjim të Rruzhdi Hoxhës së bashku me dy miqtë e tij me inicialet, Gj.L dhe E.Gj, ka qenë një kallëzim i bërë nga kompania e ndërtimit “Salillari”

Kallëzimi është bërë në ditët e para të muajit Tetor 2021, pranë komisariatit të Vorës, zonë në të cilën ka qendrën dhe përqendrimit të makinerive kompania “Salillari”

Sipas kallëzimit të bërë nga “Salillari” në komisariat, i cili më pas është referuar për hetime të mëtejshme në prokurori, rezulton se tre personave, janë vënë re nga rojet e kamerat e sigurisë se kishin tentuar të hynin brenda perimetrit rrethues të kompanisë së ndërtimit, që ndodhet në fshatin Marikaj të Bashkisë Vor

Për shkak se ata janë parë nga roja i kompanisë, të tre personat janë larguar me vrap. Për këtë fakt është depozituar një kallëzim penal dhe policia e prokuroria e Tiranës, qysh prej fillimit të muajit Tetor 2021, kishin nisur hetimet për akuzën e “Vjedhjes së mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Duke parë pamjet filmike të kamerave dhe informacioneve të mbledhura në rrugë operative, policia dhe prokurorët e Tiranës, kanë vënë në përgjim telefonik tre personat, Gj.L, E.Gj dhe shtetasin Rruzhdi Hoxha, si njerëzit që atë pasdite Tetori, kanë dashur të vjedhin në zyrat qendrore të kompanisë “Salillari”.

Në fakt prezencën në ambientet e kompanisë “Salillari” të Rruzhdi Hoxhës, së bashku me Gj.L dhe personin tjetër, e ka përmendur në dëshminë e tij dhe E.Hoxha, djali i Ruzhdiut.

Ai ka treguar se babai i tij, i kishte pohuar një ditë se kishin marrë një ofertë nga një person tjetër, që kundrejt 200 mijë eurove të digjnin me benzinë kamionët dhe makineritë e kompanisë “Salillari” në Marikaj.

Djali i viktimës nuk jep detaje shumë konkrete mbi personin që ka dashur me çdo kusht djegien e biznesit të kamionëve të “Salillarit”.

Por dëshmia e tij përputhet me përgjimin që ishte iniciuar, pas kallëzimit penal, për akuzën e Vjedhjes të bërë në policinë e Vorës nga Salillari.

Ky përgjim ka vijuar të jetë aktiv deri në mesnatën e datës 21 Tetor 2021, ku bisedat e fundit viktima Rruzhdi Hoxha, i ka bërë me Ferdinand Rrushin, por numri ishte i regjistruar me emrin e një tjetër qytetari.

Përgjimi telefonik që Rruzhdi Hoxha ishte vënë për llogari të procedimit penal për vjedhje, ka ndihmuar policinë dhe prokurorinë të dinin dhe drejtimin e lëvizjes së viktimës, për shkak të pasjes në monitorim të qelizës telefonike.

Oranews shkruan se shkëputja e qelizës, është bërë pikërisht në zonën e malit të Dajtit, zonë në të cilën besohet se Ferdinand Rrushi, ka bërë vrasjen dhe më pas ka thyer dhe aparatin e celularit, që ishte vënë në përgjim nga prokuroria. Këtu është ndërprerë çdo lloj komunikimi, ndërsa hetuesit kanë menduar se Ruzhdi Hoxha, ka mbyllur telefonin ose kishte shkatërruar kartën, pasi mund të ishte vënë në dijeni të përgjimit.

Për pesë ditë me radhë, policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk dinin asgjë rreth fatit të subjektit Ruzhdi Hoxha që ata po përgjonin në telefon. Policia filloi të merret intensivisht me këtë ngjarje, vetëm kur në datën 24 Tetor 2021, në ambientet e komisariatit Nr.5 janë paraqitur familjarët e Ruzhdiut, të cilët kanë bërë kallëzim, për rrëmbimin e njeriut të afërm të tyre.

Ende aktualisht dosje penale e regjistruar për akuzën e vjedhjes tek kompania “Salillari”, vijon të jetë e hapur në prokurori, ku në verifikim janë dy shokët e Rrezhdi Hoxhës. Ndërsa hetimi për këtë të fundit në ditët në vijim do pushohet.

Hoxha u gjend të shtunën e kaluar i groposur, dy javë pas vrasjes, në zonën e Qafë-Mollës, prapa malit të Dajtit.

Dy persona që janë arrestuar për këtë vrasjes janë vëllezërit Ferdinad Rrushi dhe Pajtim Rrushi, si njerëzit që kanë ideuar dhe kryer krimin e rëndë, të vrasjes së mikut të tyre, Ruzhdi Hoxha.Dy vëllezërit pritet të dalin sot në orën 10:30, për tu njohur me masën e “arrestit në burg”, që do kërkojë prokurori, Adriano Dyrmishi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular