Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi nga Saranda George Soros se është armik i demokracisë shqiptare dhe destabilizues i Rajonit të Ballkanit.
Soros, tha Berisha, tentoi ndarjen e Kosovës, duke vizatuar kufijtë e saj mbi bazën etnike, ndërsa përmes ‘Ballkanit të Hapur’ synon të krijojë hegjemoninë serbe në rajon.
“Ça ndodh sot? Edi Rama me pengun e tij, interesin kombëtar duan ta zëvendësojnë me Ballkanin e Soros, me nismën e cila i jep hegjemoni të plotë Beogradit.
Soros është armik i demokracisë shqptare, por edhe destabilizues në Ballkan. Ky kalorësi i ‘Shoqërisë së Hapur’ në Kosovë shkonte të vizatonte kufijtë sipas linjave të pastra etnike. Kjo politikoë do marrë fund. Shqipëria do të përshtasë politikën e jashtme plotësisht ashtu siç kërkoi në samitin e BLED-it në Slloveni, BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një politikë e jashtme që përputhet me atë të BE. Ne këtë do të realizojmë“, tha Berisha.