BallinaKryesore“Berishën e njeh kur e ke përballë”, Basha ndan bisedën me demokratin:...

“Berishën e njeh kur e ke përballë”, Basha ndan bisedën me demokratin: Kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më! ‘Foltorja’ i është mbivendosur aksionit të PD

spot_img
spot_img

“Foltora i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD”- është ky qëndrimi i kreut të opozitës Lulzim Basha lidhur me foltoren e nisur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Në intervistën ekskluzive për News24, Basha ndan bisedën e me një demokrat të vjetër, kur thotë se që ta njohësh Sali Berishën duhet ta kesh atë përballë.

Prej 9 shtatorit, kur ju keni ndërmarrë aktin e pezullimit të ish-kryetarit Berisha nga Grupi parlamentar i PD, ju keni bërë komente të shkurtra ose nënvizime, por nuk keni bërë një kundërfushatë ose nuk i jeni përgjigjur fushatës së foltores. Pse keni zgjedhur këtë strategji? A ju shqetësojnë përmasat e procesit politik “foltorja” në cdo nivel, duke filluar nga anëtarë të grupit tuaj parlamentar, disa prej figurave historike të partisë dhe ish-drejtues lokalë në rrethe?

A jam unë i shqetësuar, për PD? Jam shumë i shqetësuar për PD. Jam shumë i shqetësuar për demokratët dhe koha do ta provojë se pse aktet dhe veprimet e mia përfshi qëndrimet e mia të këtyre dy muajve kanë qenë pikërisht për interesin më të mirë të demokratëve dhe të PD. Më kanë akuzuar dhe vijojnë të më akuzojnë se një nga të metat e mia qenka se jam shumë i arsyeshëm. Sigurisht jam shumë i arsyeshëm. Foltora i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD, për clirimin e zgjedhjeve dhe për dhënien fund mosndëshkueshmërisë të korrupsionit dhe të lidhjeve të politikanëve me krimin, në formën e ndryshimeve kushtetuese dhe të aksionit opozitar në parlament dhe mos harroni në përballjen e përditshme me Edi Ramën.

 

 

Ky është prioriteti kryesor i PD i demokratëve dhe i imi si kryetar i saj. Sigurisht që ka bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një front të dytë me luftën brenda llojit sic bëri Berisha, për të mos cuar një rrëke tjetër uji në mullirin e Edi Ramës, sic po bën SAli Berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur edhe një arsye vetjake. Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet e pacipta nga spekulimet e gënjeshtrat që ka hedhur. Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë, dhe unë kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më. Sa i përket foltores. Ka rrëke të ndryshme njerëzish. Ka demokratë që shkojnë të dëgjojnë, ka të pakënaqur me mua, kundërshtarë të mi brenda PD, i respektoj të gjithë pork a një shumicë përfituesisht njerëzish që prej 8 vitesh qeverisjes së PD kanë shkelur dhe abuzuar me sakrificat e demokratëve dhe tani shkojnë me lugë në brez dhe përsëri mbi sakrificat e demokratëve të majmen, të pasurohen të abuzojnë me pushtetin pa asnjë përfillje për interesa të tyre dhe dua t’ju them se koha e tyre ka mbaruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular