Punonjësi i Administratës Doganore shqiptare, Naimov Gjondedaj ka humbur betejën me COVID në moshën 58 vjeçare
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Dogana Shqiptare me anë të një postimi ne rrjetet sociale, ku shkruan se Gjondedaj ka punuar në administratën Doganore Shqiptare që në vitin 1992
Njoftimi i policisë
“Movi, do na mungosh të gjithëve… Të dashur kolegë, Me dhimbje të thellë mësuam humbjen e parakohëshme të kolegut, mikut tonë z. Naimov Gjondedaj, punonjës i Administratës Doganore Shqiptare që në vitin 1992. Ndarja e papritur nga jeta në moshën 58 vjecare, na trishtoi të gjithëve.
Kolegu u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin covid 19, që i ndërpreu në mes kështu angazhimet jetësore dhe detyrën. Humbja e tij hidhëroi jo vetëm familjen, por dhe kolegët e miqtë. I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjondedaj për humbjen e njeriut të dashur. Bashkohemi me dhimbjen tuaj…Ai ishte njëri prej nesh…. Të prehesh në paqe kolegu dhe miku ynë Movi“, shkruhet në postim.