Kryetari i opozitës, Lulzim Basha thyen heshtjen, në të parën interevistë televizive, lidhur me krizën politike në Partinë Demokratike, pas dorëzimit të firmave nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar
Në një intervistë ekskluzive për drejtorin e përgjithshëm të informacionit dhe programacionit në News24, Robert Rakipllari kryedemokrati Basha flet hapur lidhur me pretendimet e z.Berisha për dorëzimin e 4200 firmave.
Pse Basha zgjodhi të mos i përgjigjet me një kundërfushatë Berishës? A shqetësohet ai nga përmasat e procesit politik “foltorja”?
A do të pasojë vendimi i tij për pezullim nga grupi parlamentar ndaj Berishës, nisur nga fushata dy mujore e ish-kryeministrit dhe paralajmërimeve të tij për të rimarrë PD
A është akti i tij i 9 shtatorit, sic akuzohet nga kundërshtarët, një “vrasje e babait” politik?
Cili është qëndrimi i kryedemokratit Basha lidhur me perceptimin e krijuar se politikat e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë shkuar në favor te maxhorancës aktuale dhe kryesisht të Edi Ramës, në përqëndrimin e shumë pushteteve nga ana e tij.
Për të gjitha, ndiqni intervistën e kreut të opozitës Lulzim Basha, sot në 17:00 në News24.