Komisioni i Jashtëm ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti u shpreh se diplomatët shqiptarë sot janë të keqpaguar. Ai kërkoi që financat të shkojnë në ambasadat kryesore të Shqipërisë në botë.
“Rritja prej 17% tingëllon e madhe por humbet në strukturë. Kjo financë duhet të shkonte te diplomatët, që të jenë të motivuar. Se çfarë do Shqipëria në Afrikë? Unë nuk e di, mirë do të ishte të ishte fuqi e madhe, por është vend i vogël. Financat të shkojnë në ambasadat kryesore.
Sot ka diplomatë të keqpaguar, që prezantojnë Shqipërinë, nuk ftojnë dot dikë për drekë apo për darkë pune në një lokal serioz. Diplomatët shqiptarë janë më të varfrit në rajon. Qeveria e sotme edhe e kaluara si ka trajtuar si duhet.
Pse Kosova i paguan më lart? Hajde i diskutojmë realisht. Nuk i pranoj recitimet, që diplomatët shqiptarë janë trajtuar me një vlerë…ku janë vlerat? Është rritur rroga, është taksuar më shumë. Unë e di” tha ai.