Qytetari Klodian Zajmi nga Kamza u ankua pranë emisionit Stop në Tv Klan pasi prej 1 muaji e gjysmë nuk kishte ujë në shtëpi.
Pas interesimit të Stop, më në fund në shtëpinë e qytetari shkoi inxhinieri i Ujësjellësit të Kamzës, pas sorollatjeve që i bënin.
Ai premtoi se do të dërgonte një grup pune për të gjetur problemin në terren.
Të nesërmen, grupi i punimeve rregulloi defektin në rrjetin e ujësjellësit dhe problemi u zgjidh.
Qytetari Klodian Zajmi falenderoi emisionin Stop për zgjidhjen e rastit.
“Kisha 1 muaj e gjysmë pa ujë. Sa erdhët dhe u interesuat juve, brenda 24 orëve u zgjidh problemi, më erdhi uji. Faleminderit Stop”, thotë qytetari. /tvklan.al