Pa nisur ende pjesa e dytë e ndeshjes Angli-Shqipëri, tifozët e Kombëtares Shqiptare u larguan nga stadiumi “Wembley” në pushimin mes pjesëve.
Kjo për shkak të rezultatit zhgënjyes të kuqezinjve, që në 45 minutat e para pësuan 5 gola nga Anglia.
Në videot e siguruara nga tvklan.al, shihen tifozët shqiptarë të cilët kanë braktisur shkallët e stadiumit pas vetëm 45 minutave kur pjesa e parë u mbyll me rezultatin 5 me 0 në favor të “Tre Luanëve”.
Sikurse shihet në këto pamje, një pjesë e tifozërisë shqiptare nuk kanë preferuar të ndjekin pjesën e dytë të ndeshjes Shqipëri-Angli për shkak të rezultatit zhgënjyes. /tvklan.al