BallinaAktualitetShperthen Rezart Taçi: Ministri Ridvan Bode më vinte gjoba çdo 2-3 muaj!

Shperthen Rezart Taçi: Ministri Ridvan Bode më vinte gjoba çdo 2-3 muaj!

spot_img
spot_img

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK për pastrim parash, Rezart Taçi, ka deklaruar se një ministër i qeverisë Berisha i ka vendosur miliona euro gjoba

Në një intervistë për mediat, Taçi ka zbuluar se është shantazhuar dhe gjobitur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, prej gati 15 vitesh.

Sipas biznesmenit, ish-ministri Bode i ka vendosur çdo 2-3 muaj deri në vitin 2015, gjoba deri në 30 milionë euro.

Pjesa nga biseda:

Pyejte: Nga cili vend flisni aktualisht?

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregull dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Pyejte: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Pyetje: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Pyetje: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Pyetje: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

Akuzat ndaj biznesmenit

Sipas SPAK-ut, nga provat e grumbulluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Palermos në Itali, janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme.

Skema e pastrimit të parave drejtohej nga disa italianë, ku spikat emri i sipërmarrësit Francesco Zummo, i dyshuar dhe më parë për lidhje me organizatën mafioze italiane Cosa Nostra. Ata kanë dërguar në një bankë në Shqipëri afro 19 milionë euro, transferimi i mëtejshëm i të cilave dyshohet se do të kryhej nga Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes kompanive të tyre.

Mbi 18 milionë euro janë bllokuar dhe janë sekuestruar nga SPAK. Rezart Taçi mohon çdo lidhje me këtë skemë pastrimi parash./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular