Sot ne Peshkopi, ne mesdite, jane mbledhur me qindra qytetarete shqetesuar per projektin e propozuar te ndertimit te Hidrocentralit te Skavices. Pjesemaresit i bashkonte qendrimi kundra idese se ndertimit te ketij projekti i cili do te sillte shpopullimin me te madh te asaj popullsie te vogel te mbetur tashme, zhdukjen e historise dhe nje impakt te rende ne mjedisin dhe ekosistemin e zone.
Te pranishem ishin edhe shume dibrane te cilet, megjithese jetojne larg, kishin ardhur per te shprehur mbeshtetjen e tyre nga qytete dhe shtete te ndryshme. Nje prej tyre ishte, biri i Dibres, themeluesi i Patrise Demokratike, themeluesi i komunitetit shqiptare ne Britanine e Madhe, themeluesii Komitetit per Shpetimin e Kosoves por tashme i angazhuar ne rritjen e mardhenieve tregtare nderkombetar edhe perfaqeson Republiken e Afrikes se jugut ne Republiken e Shqiperise si Konsulli i tyre, zoti Zenel Hoxha.
Protesta u zhvillua në bulevardin Elez Isufi, ku thirrjeve të shoqatës kundër ndërtimit të Skavicës, iu bashkuan intelektualë, drejtues të shoqatave të tjera dhe qindra qytetarë. Ato firmosën edhe një peticion që do ti dërgohet Qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Te pranishmit theksuan urgjecen e angazhimit zyrtare ne menyre qe te degjohet zeri i Dibraneve por edhe te mbrohet identiteti i gjithe kombit tone duke i thene JO SKAVICES. Prandaj ata votuan per krijimin e organizates joqeveritare me emertimin Aleanca per mbrojtjen e Dibres. Me tej u konfirmua grupi themelue i cili zgjodhi unanimisht perfaqesusin zyrtare te Aleances, zotin Zenel Hoxha.
Aleanca per Mbrojtjen e Dibres do te dali se shpejti me relacionin zyrtare dhe shtrije firmosjen e peticionit JO SKAVICES ne te gjithe vendet ku ndodhen dibrane dhe shqiptare. Legjislacionet e shume vendeve, sidomos te Bashkimit Europian, parashikojne peticione te tilla ne menyre qe popullsia e tyre te mund te marre ne llogaridhenie qeverite e vendeve te tjera e sidomos atyre vendeve qe aspirojne te behen antare te BashkimitEurpian.
Qellimi i Aleances eshte JO NDERTIMI I SKAVICES dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane te ndergjegjesohen dhe te kuptojne se: VOTA E TYRE VLEN – Dibrae dhe kete here si nen thirrjen e Elez Isufit do te mbroje identitetin kombetar dhe do te behet motivi i shpetimit te kombit tone.
Zoti e ka bekuar Shqiperine dhe shpetuar, me dhjetra here, nga padrejtesite.
Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth në orë, ku shpalosën argumentet e tyre pse janë kundër këtij HEC-i që mbyt përgjithmonë, 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.
Ne tubimin e sotem fjalën e morën edhe të tjerë intelektualë, historianë, ekspertë mjedisi të cilët theksuan problematikat që shkakton një rezervuar kaq i madh, jo vetëm për ato që do të zhvendosen, por edhe ato që do të mbetet të jetojnë aty. Ndërtimi i një rezervuari kaq të madh do të sillte pasoja të rënda në mjedis dhe në ekosistem, ndërsa popullata e zhvendosur do të vuajë pasojat sociale.