BallinaAktualitet7 humbje jetë nga koronavirusi/Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë në 24...

7 humbje jetë nga koronavirusi/Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, tre më shumë se një ditë më parë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2587 testime kanë rezultuar pozitivë 194 paciente, ndërsa 190 janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë, në këto bashki:

107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.

Janë 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          194

Të shëruar në 24 orë       190

Të shtruar në spitale       172

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 2587

 

Testime totale              1,352,267

Raste pozitive                193,269

Raste të shëruara            181,839

Raste Aktive                     8,433

Humbje jete                      2,997

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4449

Fier                853

Gjirokastër      494

Durrës             472

Shkodër         438

Vlorë                404

Berat               404

Elbasan            353

Korçë              237

Lezhë              180

Dibër                77

Kukës              72

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular