Një rekord i ri botëror është vendosur nga inxhinierët në Japoni sa i përketë shpejtësisë në internet.
Për të gjithë adhuruesit e internetit, filmave dhe mbi të gjitha të shpejtësisë në internet, në Japoni inxhinierët kanë arritur të shkarkojnë gati 80 mijë filma për vetëm një sekondë
Sipas shkencëtarëve shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë.
Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).
Aktualisht kjo shpejtësi marramndëse në internet është në dorë të inxhinierëve megjithatë është premtuese edhe për të ardhmen e qytetarëve./